Varkat plot me drogë në Oqeanin Paqësor, kapen mbi 8.3 ton kokainë

Aktualitet

Varkat plot me drogë në Oqeanin Paqësor, kapen mbi 8.3 ton

Një sasi rekord me 8.3 ton drogë u sekuestrua ditën e djeshme në Oqeanin Paqësor nga autoritetet e Meksikës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se marina ushtarake e Meksikës, njoftoi dje sekuestrimin e 8.3 tonëve drogë, një sasi rekord e kapur në Meksikë në operacion detar.

Vlera e sekuestruar arrin në 2.099 miliardë pesos (134.5 milionë euro), thanë autoritetet zyrtare një deklaratë, pa specifikuar llojin e lëndës narkotike.

“Kjo është sasia më e madhe e drogës që është kapur gjatë një operacioni detar”, thuhet në deklaratë.

Konfiskimi u bë në jugperëndim të qytetit të Lazaro Cardenas, në shtetin e Michoacán , në bregun perëndimor të Meksikës .

Gjatë operacionit, Marina ushtarake sekuestroi gjashtë varka, ndërsa në pranga ranë 23 persona.

Sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Meksikës, me 23 ton kokainë kolumbiane , është zhvilluar në nëntor të vitit 2007.

Për dekada, Meksika ka qenë qendër për kontrabandën e drogës në Amerikën e Veriut, një aktivitet që shumë kartele po luftojnë për ta kontrolluar.

v

ME TE LEXUARAT