Godet anti-droga në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari me doza të gatshme kokaine

Aktualitet

Godet anti-droga në Vlorë, arrestohet 29-vjeçari me doza

Policia e Vlorës arrestoi një 29-vjeçar, i cili dyshohet se shpërndante doza kokaine, në qytetin e Vlorës.

Policia njoftoi se pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion