Urdhri i prerë, pushimet e punonjësve të Policisë anulohen deri në 15 shhtator 2024, s`ka leje gjatë verës

Aktualitet

Urdhri i prerë, pushimet e punonjësve të Policisë anulohen

Anulohen deri ne daten 15 shtator pushimet verore te punonjesve te policise se shtetit.

Sipas urdherit qe ka dale tashme zyrtarisht, duke nisur nga 20 qershor 2024, dhe deri në 15  shtator 2024, asnjë punonjës policie nuk do të bëjë pushime verore.

Ky është urdhri i fundit i marrë nga Policia e Shtetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Urdhri në fjalë është marrë në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurimit kushteve të sezonit turistik dhe eshte shperndare ne te gjitha strukturat e policise se shtetit.

Prej nisjes së sezonit turistik policia është angazhuar në terren, duke forcuar kontrollet dhe patrullat, për të siguruar rendin dhe sigurinë për pushuesit shqiptarë dhe ata të huaj.

URDHËRI:

1. Të anulohen pushimet vjetore të planifikuara të vitit 2024, në periudhën nga data 20 Qershor 2024 deri në datën 15 Shtator 2024, për të gjitha strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, të cilat ngarkohen me detyra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.

2. Drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, si dhe të strukturave të veçanta, të riplanifikojnë kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve të policisë që u anulohet kryerja e tyre, për periudhën e mbetur deri në fund të vitit kalendarik 2024.

3. Drejtuesit e strukturave qendrore dhe vendore të policisë, si dhe të strukturave të veçanta, deri në datën 25.06.2024 te informojnë Drejtorinë e Burim Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për numrin e punonjësve policisë sipas strukturave që u janë anuluar pushimet vjetore të planifikuara, për shkak të shërbimeve që do të kryhen për garantimin e sezonit turistik veror 2024.

4. Drejtoria e Burimeve Njerëzore, deri në datën 01.07.2024 te informoje Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

5. Në raste të veçanta për arsye të motivuara, drejtuesit e strukturave policore, të miratojnë pushime të pjesëshme vjetore për punonjësit e policisë të varësisë.

6. Për zbatimin e këtij Urdhri ngarkohen, drejtuesit e drejtorive vendore të policisë, drejtorive vendore të kufirit dhe migracionit, komisariateve të policisë dhe strukturave të veçanta.

7. Për kontrollin e zbatimit të detyrave të përcaktuara në këtë Urdhër ngarkohen, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtorët e departamenteve dhe drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.

ME TE LEXUARAT