Kapet me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 20-vjeçari në Fier/ EMRI

Aktualitet

Kapet me doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 20-vjeçari në Fier/

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 20-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në doza.

Policia njofton se ka arrestuar 20-vjeçarin Redion Hoxha, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një aparat celular.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion