Zgjedhje në Universitetin e Tiranës, emrat që kandidojnë në 6 Fakultete. Largohet Dhori Kule

Aktualitet

Zgjedhje në Universitetin e Tiranës, emrat që kandidojnë

Rektori i Universitet të Tiranës Artan Hoxha do rikandodojë sërish pa asnjë kundërshtar, pas katër vitesh drejtim në këtë universitet.

Më poshtë keni emrat e kandidatëve të njësive kryesore të UT; ku nga 6 Fakultete në tre prej tyre gjithashtu nuk do të ketë garë.

Dhori Kule i cili ka nisur karrierën drejtuese akademike që prej 1997, shkëputet këtë vit, për shkak se nuk i lejohet e drejta e rikandidimit sipas ndryshimeve ligjore të arsimit të lartë. Mirëpo, duket se në krye do të vendoset njeriu i besuar, Bernard Dosti i cili tashmë mban detyrën e zv rektorit në UT, por do të garojë i vetëm në zgjedhjet për dekan në Fakultetin Ekonomik

Kandidatë për dekan në Fakultetet e Universitetit të Tiranës, nga 6 Fakultete në 3 zgjedhje pa garë

-Fakulteti i Ekonomisë, që prej 2016 dekan ikën nga drejtimi Dhori Kule, Bernard Dosti kandidat i vetëm.

-Fakulteti i Drejtësisë- Dorina Hoxha, kandidate e vetme (aktualisht është në krye).

-Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, kandidate e vetme Esmeralda Kromidha (aktualisht e drejton).

-Fakulteti i Histori-Filologjisë – largohet Sabri Laçi , në garë Mark Marku dhe Dhimitër Doka

-Fakulteti i Shkencave të Natyres- përfundon mandati Spiro Dushku, në garë Eglantina Kalluçi dhe Endrit Xhina

-Fakulteti i Shkencave Sociale – mbyll 2 mandate Edmond Rapti, në garë Edvin Lame dhe Eliona Kulluri.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion