Atentati ndaj kryeministrit sllovak, zbulohet kush fshihet pas shkrimtarit, hetimi: Nuk veproi vetëm…

Bota

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, zbulohet kush fshihet pas shkrimtarit,

Personi që shtiu mbi kryeministrin sllovak Robert Fico mund të mos ketë vepruar i vetëm, thotë ministri i brendshëm i Sllovakisë. Personi që shtiu mbi kryeministrin sllovak Robert Fico mund të mos ketë vepruar i vetëm, thotë ministri i brendshëm i Sllovakisë.

“Një ekip hetuesish është duke verifikuar mundësinë që sulmi i së mërkurës të mos ketë qenë vepër e një “ujku të vetmuar” siç mendohej më parë”, pohoi përpara gazetarëve Matus Sutaj Estok.

Jeta e Ficos nuk është më në rrezik pas dy ndërhyrjejeve kirurgjikale, por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe 59-vjeçari është ende në terapi intensive. Të shtunën, i akuzuari për tentativën e vrasjes së kreut të ekzekutivit u la në paraburgim deri në gjykimin e tij. Edhe pse emri i tij nuk është bërë publik zyrtarisht, mediat vendase e kanë identifikuar gjerësisht si Juraj Cintula 71-vjeçar nga qyteti Levice.

Kryeministri Fico u qëllua 4 herë me armë, një sulm që ngriti alarmin mbi polarizimin politik në Sllovaki, një vend në Evropën Qendore me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh. Atentati Robert Ficos ishte përpjekja e parë për të vrarë një udhëheqës europian në 20 vitet e fundit. Sulmi u dënua gjerësisht nga udhëheqësit ndërkombëtarë.

Analistët politikë dhe ligjvënësit thonë se ngjarja nënvizoi klimën e polarizuar politike në Sllovaki dhe në mbarë Europën. Sipas shtypit vendas, autori i dyshuar për sulmin ka qenë më parë ish-punonjës sigurie në një qendër tregtare, autor i tre librave me poezi, dhe i përfshirë në organizata politike me ideologji të ndryshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion