Unaza e madhe, hapet qarkullimi në zonën lindore të Tiranës

Aktualitet

Unaza e madhe, hapet qarkullimi në zonën lindore të Tiranës

Diten e sotme eshtë hapur qarkullimi për automjetet në pjesën Lindore të Unazës së Madhe që lidh rrethrrotullimin e TEG me mbikalimin e Farkës. Të gjithë automjetet mund të aksesojnë shkozën përmes kësaj autostrade dhe më pas të lidhen përmes rrugëve dytësore.

Ky segment pritet që të përfundojë në shtator të këtij viti, ndërsa në fund të muajit do të hapet nyja nga Materniteti i Ri deri në Shkozë për të bërë lidhjen e automjeteve me Unazën e vogël të qytetit.

“Kjo pritet të lehtësojë mjaft trafikun që vjen nga rruga e Elbasanit. Tashmë një pjesë e mirë e automjeteve do të aksesojnë Shkozën nga ky aks”.

Aksi duhet të kishte përfunduar, por në disa pjesë të rrugës projekti ndryshoi për shkak të vështirësive që u hasën në shtresat gjeologjike të tokës.

“Ishin 2.38 km dhe shumë impenjiativ me vepra arti dhe intensitet gjeologjie. 70% të aksit asfalti është shtuar. Kemi vënë trarët e viaduktit dhe në korrik asfaltojmë”.

Në datën 10 Prill do të hapet për trafikun edhe segmenti nga rrethrrotulllimi i Shkozës deri te Fabrika e Autotraktorëve, ndërsa po përgatitet dokumentacioni për hapjen e garës për nisjen e punimeve në segmentin që lidh këtë pjesë të Unazës me sheshin Shqiponja.

ME TE LEXUARAT