“T’i lajmë me gjakun tonë shkallët...", Grida Duma publikon dokumentarin e protestës së Kavajës

Politikë

“T’i lajmë me gjakun tonë shkallët...", Grida

“Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë të bindur se propaganda komuniste është fund e krye mashtrim të bashkoheni me zërin e përbashkët të urrejtjes në ndeshjen e 25 marsit Partizani-Besa dhe në minutën e 88-të të lojës të ngrihemi me gishtat lart dhe të brohorasim fort liri-demokraci.

T’i lajmë me gjakun tonë shkallët e stadiumit”– kjo ishte letra që dy të rinj nga Kavaja shpërndanë natën e 24 marsit të vitit 1990 nëpër shtëpi, duke shënuar kështu protestën e parë antikomuniste në Shqipëri.

Duke i kushtuar një dokumentar të shkurtër kësaj ngjarje, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se ky dokumentar vjen në respekt të sakrificës dhe si amanet i të flijuarve në protestën e parë për liri në stadiumin e “Besës”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion