Ulet numri i rasteve me Covid në Shqipëri, humbin jetën 2 qytetarë nga Durrësi dhe Tirana

Aktualitet

Ulet numri i rasteve me Covid në Shqipëri, humbin jetën 2

Është ulur numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 24 të infektuar dhe 2 humbje jete. Mësohet se viktimat janë nga Tirana dhe Durrësi të moshës 65-69 vjeç. 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3051 testime, 835 të shëruar, 24 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 24 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 73 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 65-69 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjares. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (19 Maj 2021)

Raste të reja ditore 24

Të shëruar në 24 orë 835

Të shtruar në spitale 73

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,051

Testime totale 685,616

Raste pozitive 132,095

Raste të shëruara 127,240

Raste Aktive 2,417

Humbje jete 2,438

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1821 Korçë 136 Shkodër 108 Vlorë 58 Lezhë 55 Fier 53 Gjirokastër 52 Elbasan 47 Berat 41 Durrës 26 Kukës 16 Dibër 4

ME TE LEXUARAT