Ulet me 1 lek çmimi i energjisë elektrike për familjet, Bordi i ERE merr vendimin: S`preken furrat

Aktualitet

Ulet me 1 lek çmimi i energjisë elektrike për familjet, Bordi i

Çmimi i energjisë elektrike për abonentët familjarë do të ulet në 8.5 lekë për kWh për ata që konsumojnë më pak se 700 kWh në muaj.

Vendimi eshte marre pas mbledhjes se Bordit te Entit Rregullator te Energjise Elektrike diten e sotme, ku u shqyrtua propozimi i qeverisë për uljen e çmimit të energjisë për abonentët familjarë.

Deri tani çmimi i energjisë elektrike pë abonentët familjarë është 9.5 lekë për Kwh pa TVSH. Pra çmimi i energjisë elektrike ulet me 1 lek.

Ata qe konsumojne më shumë se 700 kWh energji elektrike në muaj do të vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë për çdo Kwh që bashkë me TVSH shkon në 11.4 lekë.

Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore.

Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.

ME TE LEXUARAT