Dy motrat u hodhën nga kati katërt në Itali, zbardhen detaje, 32-vjecarja konfliktohej me burrin për...

Aktualitet

Dy motrat u hodhën nga kati katërt në Itali, zbardhen detaje,

Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për tragjedinë e ndodhur dje në Sampierdarena (Xhenova) ku dy motra me origjinë shqiptare të moshës 32 dhe 35 vjeç ranë nga kati i katërt në hyrje të një pallati. 

Njëra ndërroi jetë dhe tjetra është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e San Martinos: aktualisht ndodhet në repartin e terapisë intensive.

Dy motrat shqiptare, viktima me iniciale A. G. , 32 vjeçe dhe motra e saj e madhe, 36 vjeçe, janë hedhur nga kati i katërt.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e saktë të asaj që ka ndodhur. Viktima shkroi një mesazh në rrjetet sociale mbrëmjen e së hënës: “ Zot po të pres ”, më pas u hodh e ndjekur nga motra e saj.

Fqinjët, rreth orës 8 të mëngjesit, dëgjuan një zhurmë dhe rënkime dhe me pas shikuan jashtë dhe pasi panë trupin në tokë duke lajmëruar policinë.

Deshmitaret panë motrën e viktimes në parvaz dhe i thirrën të mos hidhej, por ajo nuk i dëgjoi dhe u rrëzua pas te motres.

Gruaja e cila ka ndërruar jetë është ndarë nga bashkëshorti, bashkatdhetar i saj, të cilin edhe në të kaluarën e kishte denoncuar për keqtrajtim.

Burri u dënua me tetë muaj dhe u shpall i pafajshëm pas një denoncimi te dyte. Ai i ishte nënshtruar një ndalimi afrimi tek viktima por ai urdher skadoi midis tetorit dhe fillimit të nëntorit 2024.

Sipas mediave italiane, bashkeshorti i viktimes ishte shumë i rreptë: ai donte që gruaja e tij të mbante mbulesë dhe të mos drejtonte automjetin, ndërsa gruaja donte më shumë liri.

Për këtë aresye mes tyre kishte pasur disa herë debate dhe kishte ndërhyrë edhe policia. Pas tragjedisë policia po heton mundesine qe shkak të jetë kujdestaria e fëmijëve për të cilën një nga seancat e fundit ishte caktuar për të premten.

ME TE LEXUARAT