Uji i pijshëm me cisterna do të vazhdojë edhe nesër, ujësjellës “Mitrovica”: Kemi filluar shpërndarjen

Kosovë&Rajon

Uji i pijshëm me cisterna do të vazhdojë edhe nesër,

Shërbimi me ujë të pijshëm përmes cisternave, në lagjet e Mitrovicës Veriore, do të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme.

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka theksuar se kjo po bëhet në mënyrë që të sigurohet furnizimi me ujë për banorët e këtyre zonave.

“Aktualisht, për shkak të problemeve të furnizimit me ujë në Mitrovicën veriore, autoritetet lokale kanë njoftuar se do të vazhdohet ofrimi i shërbimit për qytetarët me cisterna uji. Ky shërbim pritet të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, në mënyrë që të lehtësohet mungesa e ujit dhe të sigurohet furnizimi me ujë për banorët e zonave më të prekura”, theksohet në njoftim.

Qytetarët, thuhet në njoftim, mund të telefonojnë në numrin 046-755-721 për t’u informuar mbi oraret dhe lokacionet ku do të vendosen këto cisterna.

“Për më shumë detaje mbi oraret dhe zonat specifike që do të shërbehen, qytetarët mund të ndjekin njoftimet e institucioneve lokale ose të kontaktojnë në numërin e telefonit 046-755-721”, theksohet në njoftim.

Ndërkoh Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, në një komunikatë në Facebook, bën të ditur se ka filluar shprndarja e ujit me kapacitet të reduktuar.

“Furnizimi me ujë të pijes fillimisht do arrijë tek konsumatorët të cilët gjenden të pika të ulëta e gradualisht uji do të arrij edhe në kate të larta të banesave kolektive”, shkruan në postim.

Aty bëhet thirrje që konsumatorët të përdorin ujin sa më racionalisht.

“Lusim konsumatorët të që të përdorin ujin sa më racionalisht në mënyrë që rrjeti të mbushet sa më shpejt me ujë të pijes e me këtë t’u mundësohet të gjithëve të kenë qasje në ujë të pijes”.

ME TE LEXUARAT