Ukrainasi humb jetën në Gjirokastër, bie me kamion në greminë, mjeti shpërthen në flakë

Aktualitet

Ukrainasi humb jetën në Gjirokastër, bie me kamion në

Një 31-vjeçar ukrainas ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka përfunduar në greminë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë e për pasojë ka ndërruar jetë.

Shoferi ukrainas i identifikuar si Andriu Khrustalov po transportonte çimento me kamion ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Ukrainasi humb jetën në Gjirokastër, bie me kamion në

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, shkruan në njoftimin e saj policia.

 

ME TE LEXUARAT