"Ekspresi është i fikur", detaje të reja mbi vrasjen e dy të rinjve në Durrës, një prej viktimave u konfliktua me kamarierin…

Aktualitet

"Ekspresi është i fikur", detaje të reja mbi vrasjen e

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti., 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Daniel Pepa, së bashku me Aranit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe.

Kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.

Më pas, sipas informacioneve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit.

Aty ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që ti nuk mund ta fyesh, pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua. Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

ME TE LEXUARAT