Beleri kërkesë drejtorisë së Burgjeve, kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e PE

Politikë

Beleri kërkesë drejtorisë së Burgjeve, kërkon të
Fredi Beleri i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve që t’i japin leje që ai të jetë i pranishëm në mbledhjen e parë të eurodeputetëve në Parlamentin Europian.

Lajmin e ka bërë të ditur, gazetarja Anila Hoxha, e cila shprehet se Beleri kërkon që të shkojë në Bruksel në datat 15 deri më 20 korrik, për të përfaqësuar vendin e tij si eurodeputet i dalë nga zgjedhjet e fundit.

Fredi Beleri hyri në zgjedhjet e Parlamentit Europian si kandidat për deputet, nën siglën e partisë greke Demokracia e Re. Ishte kryeministri  grek, Kyriakos Mitsotakis, ai që hodhi kandidaturën e Belerit. Beleri fitoi një numër të konsiderueshëm votash, ndërsa u bë i pari eurodeputet që fitoi zgjedhjet duke qëne në burg dhe pa bërë fushatë.

Duhet të theksojmë se Athina Zyrtare e ka konsideruar të jashtëligjshëm dhe politik arrestimin e Fredi Belerit në maj të vitit të shkuar nën akuzën për blerje votash.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion