U shkatërrua nga tërmeti, qytetarët në Laç i kërkojnë llogari Ramës: Ku është spitali?

Aktualitet

U shkatërrua nga tërmeti, qytetarët në Laç i

Laçi është pa spital që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, çka i detyron reth 74 mijë banorë që në rast nevojë të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera për trajtim mjekësor. Sipas premtimit të qeverisë, spitali i ri duhet të përfundonte më 4 qershor, por punimet janë ende në themel. Vonesat me rindërtimin, nxorrën në protestë banorë e përfaqësues të shoqërisë civile që quajtën premtim të pambajtur.

Prej 26 nëntorit 2019 kur spitali i Laçit u dëmtua nga tërmeti, rreth 74 mijë banorë të Laçit duhet të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera për të marrë shërbim mjekësor. Të sëmurët kronikë janë ata që po e vuajnë më shumë këtë situatë.

"Jam paraplegjik i sëmurë, duhet të shkoj në Lezhë apo Tiranë për vizita. Spitali nuk është bërë, në Fier e bënë. Është shumë problem për mua, nuk kam para me lëviz".

Në muajin shkurt kur nisën punimet e rindërtimit, përfaqësues të qeverisë premtuan se spitali i ri do të ishte gati brenda katër muajve. Por puna ka ngelur në fazën fillestare dhe gati prej dy muajsh gjithçka ka stopuar.

"Me 4 shkurt ka nisur spitali dhe me 4 qershor duhet të përfundonte, vetëm me magji mund të përfundojë."

Ndaj banorë e përfaqësues të shoqërisë civile në Laç dolën në protestë para kantierit duke e konsideruar premtim të pambajtur spitalin e ri.

"U premtua që për 6 muaj do të kishim spitalin e ri.Askush nuk mori përsipër të mbante premtimin e tij ashtu siç e dha kryeministri Rama tre herë para qytetarëve të Kurbinit dhe asnjëherë nuk patëm realizimin e atij premtimi. Kemi përballë kantierin e kompanisë turke që edhe sot që është e dielë nuk pushon ndërsa në kantierin për ndërtimin e spitalit ka dy muaj që nuk punohet."

Siç tregon kjo tabelë e dëmtuar, katër qershori ishte përcaktuar si data e përfundimit të spitali të ri të Laçit që ka mbetur ende në themel dhe askush nuk jep arsyen pse./oranews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion