U shkarkua nga detyra pasi dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e spitalit të Dibrës vihet në hetim

Aktualitet

U shkarkua nga detyra pasi dhunoi shefin e Financës, ish-drejtoresha e

Ish-drejtoresha e spitalit rajonal të Dibrës e shkarkuar dy javë më parë, është vënë në hetim nga policia. 44-vjeçarja Irini Shehu, sipas policisë ka përndjekur disa punonjës të spitalit Rajonal të Dibrës ditën e djeshme.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasen I Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi (ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër), për veprën penale "Përndjekja". Ditën e djeshme, 44-vjeçarja dyshohet se ka përndjekur disa punonjës të Spitalit Rajonal Dibër.', njofton policia e Dibrës.  

Kujtojmë se më 11 shkurt, Shehu gjatë një mbledhje në spital pati një debat me shefin e financave të spitalit, Shaban Uklala. Më pas Shehu i shkoi në zyrë Uklalës duke e goditur me shishe ujë në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime. Më pas Shehu u shkarkua nga funksioni. Tashmë, mesa duket Shehu vijon të ndjekë punonjësit e spitalit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion