I akuzuar për korrupsion, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin Alqi Bllako

Aktualitet

I akuzuar për korrupsion, SPAK kërkon 5 vite burg për

SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe dënimin e tij për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë.

SPAK kërkon për Alqi Bllakon dënimin me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.

SPAK kishte përgatitur 52 faqe konkluzione përfundimtare për çështjen e Alqi Bllakos, i dyshuar për veprën penale “korrupsion pasiv”.

Vladimir Bezhani është punësuar fiktivisht dhe ka përfituar 7 milion e 5 mijë lekë. Alqi Bllako dyshohet se ka përfituar 119 mijë euro për pajisje për gazimin e pijeve për kompaninë e babait të tij, nga kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Bllako ka ndihmuar për të bërë gati studimin e fizibilitetit. Ai ka mbajtur lidhje me shtetasin Klodian Zoto. Vladimir Bezhani është punësuar si këshilltar i jashtëm i Lefter Kokës nga Alqi Bllako.

Bezhani ka ndihmuar pronarët de facto të kompanisë për ndërtimin e inceneratorit që në fazën fillestare, deri sa është bërë propozimi i pakërkuar. Ky propozim është përgatitur nga Bezhani. Po ashtu, ka pasur edhe një sërë dokumentacionesh të tjera në shërbim të kompanisë që fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Gjithashtu, ata kanë përgatitur edhe dokumentacionin për dhënien e bonusit në masën 8% kësaj kompanie, me qëllim që kjo e fundit të fitonte koncesionin. Në propozimin e pakërkuar nuk ishin parashikuar kostot nga shoqëria propozuese. Bllako i ka dërguar një përgjigje Këshillit të Ministrave, duke theksuar se ky propozim nuk do t’i shkaktonte asnjë dëm buxhetit të shtetit. Sipas SPAK, provohet se Alqi Bllako ka marrë përfitim të parregullt në dy raste.

ME TE LEXUARAT