“U shkaktua nga…”/ Shembja e shpatit të malit në Dragostunjë, persona të bllokuar reagon drejtori i ARRSH

Aktualitet

“U shkaktua nga…”/ Shembja e shpatit të malit në

Shembja e një shpatit shkëmbor në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës ka mbajtur të bllokuar për më shumë se tetë orë mijëra qytetarë në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas. Për situatën e krijuar ka reaguar sot drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli.

Sipas Kozelit, shembja është një fenomen natyror, i shkaktuar nga mbingopja e malit me ujë, dhe nuk lidhet me punimet që po kryhen në këtë segment rrugor. Ai theksoi se, pavarësisht se trasa e re kalon mbi malin ku ndodhi rrëshqitja dhe mjetet e rënda janë çdo ditë në terren, ndërhyrjet nuk kanë ndikuar në destabilizimin e masivit shkëmbor.

“Kemi konstatuar edhe me sy të lirë se mali është i mbingopur nga uji, çka ka sjellë shembjen e shpatit.

Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po kryhen në këtë segment,” deklaroi drejtori i ARRSH, duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe mediat.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për pastrimin e rrugës dhe stabilizimin e zonës, ndërsa Policia Rrugore dhe shërbimet në terren po ndihmojnë drejtuesit e mjeteve të përdorin akse alternative në drejtim të Korçës dhe Elbasanit. Situata mbetet e vështirë, por pritet që qarkullimi të normalizohet gradualisht në orët në vijim/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion