U rrëzua nga shkallët e hotelit, plagoset biznesmeni nga Saranda, niset me helikopter drejt Tiranës

Aktualitet

U rrëzua nga shkallët e hotelit, plagoset biznesmeni nga Saranda,

Biznesmeni i një hoteli është aksidentuar mesditën e sotme në Sarandë. Bëhet fjalë për Pëllumb Keqin, 47 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të rënda.

Keqi është rrëzuar nga shkallët dhe për pasojë ka pësuar trauma, kryesisht në qafë.

Ai ka marrë fillimisht ndihmë në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar drejt Tiranës me anë të një helikopteri.

Keqi tashmë po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT