E rëndë në Tiranë, 37-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i vetëvarur në banesë
Lajmifundit
/
26 Maj 2021, 15:54
Aktualitet

Një 37-vjeçar me iniciale A.D është gjetur i vetëvarur në banesën e tij, në rrugën "Besim Alla", në Tiranë.
Ndërkohë, policia po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/ Informacion Paraprak
Rreth orës 15:25, në rrugën “Besim Alla” dyshohet se është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A.D., rreth moshës 37 vjeç. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


