U rrëzua në pusetën pa kapak në Elbasan ndërsa udhëtonte me biçikletë, pëfundon në spital
Lajmifundit
/
26 Maj 2021, 22:43
Aktualitet

Një person në Elbasan ka marrë lëndime pasi u rrëzua në një pusetë.
Mësohet se i lënduari po udhëtonte me biçikletë në afërsi të urës së Shkumbinit dhe ka rënë në pusetën që kishte qenë pa kapak.
I plagosur nuk është identifikuar ende, ndërsa është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr kujdes shëndetësor. Policia në vendngjarje.


