Detaje nga pengmarrja në Lezhë, si 35-vjeçari arriti të shpëtojë pasi u rrëmbye nga tre persona!

Aktualitet

Detaje nga pengmarrja në Lezhë, si 35-vjeçari arriti të

Një 35-vjeçar është marr peng ditën e sotme, në vendparkimin e automjeteve të një lokali në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, pas një sherri në lokal.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ku dyshohet se gjatë një konflikti fizik, tre persona kanë dhunuar dhe më pas kanë marrë me forcë me automjet, Dod Gjokën. Mësohet se Dod Gjoka sapo kishte ndaluar makinën në parkingun e lokalit kur është marr forcërisht nga 3 personat.

Pasi policia ngriti pika kontrolli akset rrugore drejt Tiranës, Shkodrës dhe Kukësit, autorët e kanë zbritur 35-vjeçarin nga makina. Gjoka po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

"Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve intensive të Policisë, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti, shtetasin D. Gj., i cili aktualisht po merr ndihmë mjeksore në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

ME TE LEXUARAT