U qëllua me breshëri, autorët erdhën nga Fresku, detaje të reja për vrasjen e djalit të gjyqtarit, Klaudio Prendi

Aktualitet

U qëllua me breshëri, autorët erdhën nga Fresku, detaje

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i Kaludio Prendit në rrugën “Xhanfize Keko”, rreth orës 00:36.

Sipas policise, 27-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash sapo doli nga lokali.

Plumbat mesohet se e kane prekur ne koke dhe ne gjoks.

Sipas te dhenave te policise, autorët, të cilët dyshohet se ishin 3, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit.

Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator.

27-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. 

Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.

Një skemë tipike atentati. Makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e kanë djegur ‘Audi'-n në zonën e Farkës.

Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur rreth orës 01:05 në Farkë.

Një person i tretë dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut. 

Reagimi i policisë:

Tiranë/Informancion paraprak

Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko" , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi".

Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion