“Si është Martini?”/ Trajneri i U-15 rrëfen me lot në sy bisedën me Luisin: Nuk e di që shoku i tij ka ndërruar jetë!

Aktualitet
“Si është Martini?”/ Trajneri i U-15 rrëfen me lot

Egert Bakalli, trajneri i Dinamo U-15, ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë, ku 14-vjeçari Martin Cani u godit për vdekje me thikë ditën e djeshme.

Me lot në sy, Bakalli rrëfeu bisedën mes tij dhe Luis Meçja, i cili ndodhi në spital, pasi ka marrë disa goditje me thikë.

Ai tha se Luisi e pyeti si është gjendja shëndetësore e Martinit, për të cilin nuk e di se fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“E takova personalisht Lusin, e putha në ballë. Ai nuk di gjë për Martinin. Pyeti si është Martini. Luisi është jashtë rrezikut për jetën. Pardje kemi pasur ndeshje, Martini ishte i vetmi njeri që bënte për të qeshur ekipin. E donin të gjithë çunat. Martini nuk me kishte shprehur asnjë shqetësim. Nuk më kanë shprehur asnjë gjë.

Tani do shkoj direkt te shtëpia e Martini. Prindërit e Martinit i takova. Edhe prindërit e Luisit ishin në punë, ndërsa babi i Martinit ka qenë në Peqin, për çështje pune.

Ju fola djemve që të shmngin konflikte të tilla. Di që është plagosur edhe një tjetër bashkëmoshatar i Martinit.”, u shpreh Bakalli.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion