U plagosën nga shpërthimi i bombolës, 4 anëtarët e familjes Gjoka nisen në Itali për t’u kuruar

Aktualitet

U plagosën nga shpërthimi i bombolës, 4 anëtarët e

Katër anëtarët e familjes Gjoka që mbetën të plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë janë nisur për në Itali për të vijuar kurimin.

Nëna me tre fëmijët pësuan djegie nga shpërthimi i zjarrit në hotel dhe dërgimi për në Itali u pa i domosdoshëm për shkak të gjendjes së rënduar.

Shpërthimi i gazit nga bombolat shkrumboi hotelin e familjes Gjoka në Velipojë, duke plagosur katër pjesëtarë të familjes dhe gjendja shëndetësore e tyre vijon të jetë tejet kritike.

Më e komplikuar, është situata për dy vajzat e vogla të familjes përkatësisht të moshës 15 dhe 12 vjeç. Situata pak më e mirë, por jo jashtë rrezikut, paraqitet për nënën 40-vjeçare dhe vajzën e madhe, 19-vjeçare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion