Lezhjani shkon me plagë në spital, policia: U dhunua nga e dashura tre vite më e madhe

Aktualitet

Lezhjani shkon me plagë në spital, policia: U dhunua nga e dashura tre

Një djalë i ri nga Lezha ka përfunduar në spital pas një sherri me të dashurën e tij me të cilën bashkëjetonte.

Policia e Lezhës thotë se në pranga vuri një 27 vjeçare nga Sukthi i Durrësit, me inicialet B. P.


Mësohet se 24-vjeçari banues në Tale, ndodhet në spital me dëmtimet që i janë shkaktuar nga sendet e forta me të cilat e ka goditur e dashura tre vjet më e madhe.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë”, tha policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion