Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 tetor 2024

Soft

Reshje shiu dhe rrebeshe, parashikimi i motit për ditën e sotme, 4

Sipas meterologeve këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të nje sistemi frontal.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit, reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në veriperëndim të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veriperëndim të vendit.

Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.

Në orët e vona të mbrëmjes, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në juglindje kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era tepër intensive e problematike me shpejtësi 14-25 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 5-7 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 13 deri 20°C, në zonat e ulëta 16 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 19 deri 23°C.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion