Miratohet projekt rezoluta anti-korrupsion e PS, ja sa vota mori
Lajmifundit
/
27 Maj 2024, 17:47
Politikë
Në Kuvend u miratua rezoluta antikorrupsion. Gjatë seancës plenare të së hënës, propozimi i Partisë Socialiste kaloi me 76 vota pro.
Ndërkaq dy deputetë, Dashnor Sula dhe Agron Shehaj dhanë votën e tyre kundër, teksa nuk pati asnjë abstenim.
Kjo rezolutë synon të rrisë forcimin e ligjit të luftojë korrupsionin si edhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.