Shpërthim tritoli në Sarandë, objektiv automjeti i Klaus Jaçajt, u përfshi në konflikt pronësie

Aktualitet

Shpërthim tritoli në Sarandë, objektiv automjeti i Klaus

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës ku në qytetin e Sarandës shpërtheu një sasi eksplozivi.

Blutë sqarojnë se rreth orës 23:50, në lgjen nr.3 të qytetit, dyshohet se shpërtheu një sasi lënde eksploziv e vendosur në një automjet i cili rezulton të jetë i shtetasit Klaus Jaçaj.

Ky shtetas është i njohur për drejtësinë dhe është shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në qytetin bregdetar ku pas një konflikti mbetën të plagosur shtetasit Gëzim Hajdarajt 33 vjeç dhe Ernest Lama 24 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 21.07.2025, reth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion