U kapën me 9 kile drogë/ Prangosen 3 shqiptarët në Itali

Aktualitet

U kapën me 9 kile drogë/ Prangosen 3 shqiptarët në Itali

Policia e Trentino-s ka arrestuar tre shqiptarë për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se arrestimi i tyre u bë pas një kontrolli të ushtruar ndaj një automjeti tip "Audi" ku u gjetën dy doza kokainë, një pistoletë e fshehura në kroskotin e mjetit.

Policia ka ushtruar një kontroll edhe në shtëpinë e të riut shqiptar që drejtonte makinën.

Aty ndodheshin dhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët tentuan të fshehnin një çantë, brenda së cilës kishte rreth 8 kilogramë e gjysmë hashash, e ndarë në tetë pako.

Në total, u sekuestruan gati nëntë kilogramë drogë, përfshirë hashash dhe kokainë, të cilat do të shiteshin në luginat e Noces

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion