U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me 14 muaj burg në Britani

Aktualitet

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar, Enriko Allkushi, është dënuar me 14 muaj burg nga një gjykatë britanike, pasi u kap duke kultivuar drogë në një shtëpi bari në Bucknall Neë Road, Hanley.

Allkushi u gjet i fshehur në papafingon e një ish-parukerie, pas raportimeve për një thyerje në ndërtesë. Gjatë kontrollit, policia zbuloi bimë kanabisi dhe pajisje të specializuara për kultivimin e drogës.

Në gjykatë, i riu pranoi fajësinë për kultivimin e drogës së klasit B dhe tregoi se ishte dërguar në vendngjarje nga dy shqiptarë të tjerë. Pas përfundimit të dënimit, autoritetet britanike kanë vendosur deportimin e tij në Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion