Shqiptari që vrau gruan, gjykata e dënon me burgim të përjetshëm

Aktualitet

Shqiptari që vrau gruan, gjykata e dënon me burgim të

Edmond Lajqi, një shqiptar nga Peja që vrau me armë gruan e tij, është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjykata Themelore e Pejës e ka shpallur atë fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë”, kurse akuza tjetër për "armëmbajtje pa leje" është rrëzuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, më 19 nëntor 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më 16 prill 2024 ka vrarë bashkëshorten e tij po në Pejë. Në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor 2024, ai e ka pranuar fajësinë.

Një ditë para vrasjes Edmond Lajqi ka shkuar në spital ku ka qëndruar me nënën e tij, e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në shtëpi ku prezent ka qenë vajza e mitur.

Me qëllim që të qëndronte vetëm me gruan, Edmond Lajqi i ka kërkuar vajzës që të shkonte në dyqan për të blerë diçka. Teksa gruaja ka qenë e ulur në divanin e sallonit kryesor të shtëpisë, Lajqi ka nxjerr armën e zjarrit dhe e ka qëlluar në ballë.

“I pandehuri me armën e lartcekur ka shtënë një herë në drejtim të viktimës, duke e qëlluar në pjesën ballore të kokës, si pasojë e kësaj të shtënë është shkaktuar vdekja e menjëhershme e viktimës e cila është konstatuar si në raportin e Mjekësisë Ligjore. 

I pandehuri pas vrasjes largohet nga vendi i ngjarjes dhe paraqitet në Stacionin Policor të Pejës, ku të njëjtit i njofton zyrtarët policorë, duke ju thënë “e vrava gruan dhe çoje një patrullë të Policisë””, thuhet në aktakuzë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion