U kap me thikë, arrestohet 18-vjeçarja! Në pranga edhe shoku i saj pasi iu gjet kanabis

Aktualitet

U kap me thikë, arrestohet 18-vjeçarja! Në pranga edhe shoku i

Një 29-vjeçar dhe një 18-vjeçare kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se ata u arrestuan në flagrancë, pasi në rrugën "Fadil Deliu", gjatë kontrollit të banesës së 29-vjeçarit me inicialet K.B., u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabisi.

Ndërkohë u gjet edhe një armë e ftohtë, që i përkiste 18-vjeçares me inicialet A.Q..

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. B., 29 vjeç dhe A. Q., 18 vjeçe, pasi në rrugën "Fadil Deliu", gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. B., shërbimet e Komisariatit Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë të ftohtë, e cila kjo e fundit i përkiste shtetases A. Q”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion