Përdhunoi të miturën, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Aktualitet

Përdhunoi të miturën, arrestohet 30-vjeçari në

TIRANË
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të akuzuar për përdhunimin e një të miture. Sipas informacioneve zyrtare, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Ndërkohë bëhen te ditur detaje nga ngjarja e rëndë. Mësohet se minorenia 15 vjeçe ishte larguar nga banesa pas një debati në familje.


Gjatë këtyre orëve kishte njohur 30-vjeçarin i cili ishte ofruar për ta ndihmuar dhe më pas kreu marrëdhënie me të miturën me dhunë pa dëshirën e saj. Pas ngjarjes vajza është kthyer në shtëpi ka treguar ngjarjen. Menjëherë është bërë kallëzimi në polici dhe është kryer arrestimi i 30-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion