Skënderbeu “peshkon” në Portugali, pranë akordit me futbollistin

Sport

Skënderbeu “peshkon” në Portugali, pranë akordit me

Skënderbeu do t’i rifillojë më 3 janar përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit. Ky është vendimi i drejtuesve të klubit bardhekuq dhe stafit teknik. Janë njoftuar të gjithë lojtarët, kryesisht ata të huaj, se më 3 janar duhet të jenë të gjithë në “Tropikal Resort” në Durrës, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit, nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka.

 

Edhe pse është ende herët për të folur për lëvizjen e parë zyrtare të korçarëve, në klubin bardhekuq kanë filluar të kërkojnë lojtarë të rinj për ta nxjerrë ekipin nga situata e vështirë në renditje. Momentalisht nuk ka emra konkretë, por duket se drejtuesit e klubit dhe stafi teknik e kanë specifikuar se ku do të jenë afrimet, që Skënderbeu i ka të domosdoshme.

 

Burime bëjnë me dije se në kampin bardhekuq po kërkojnë me ngulm dy mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues, në mënyrë që të rritet cilësia e grupit aktual.

 

Sipas “Panoramasport” mësohet se njëri prej futbollistëve që mund të veshë fanellën bardhëkuqe pritet të vijë nga Liga 2 në Portugali. Drejtuesit korçarë kanë filluar bisedimet me këtë lojtar, por emri momentalisht po mbahet sekret nga klubi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion