U kap me mbi 7 kg kokainë gati për shitje dhe 4200 euro cash, arrestohet shqiptari në Itali

Aktualitet

U kap me mbi 7 kg kokainë gati për shitje dhe 4200 euro cash,

Një 45 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për drogë. Sipas mediave vendase, shqiptarit iu gjetën në banesë mbi 7 kilogramë kokainë.

Gjatë kontrollit personal, efektivët gjetën 340 gramë kokainë dhe dy çelësa. Njëri prej tyre hapi banesën e tij, ku u gjetën 6.7 kilogramë të tjerë kokainë dhe mjete paketimi droge.

Përveç lëndës narkotike u sekuestruan edhe 4200 euro cash, që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion