Mbërritën sot në Shëngjin, 2  emigrantë kthehen në Itali, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Mbërritën sot në Shëngjin, 2  emigrantë kthehen

16 emigrantët e parë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në kampin e Gjadrit në Shëngjin, por mesa duket dy prej tyre janë kthyer.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Euronës Albania, Ortensia Budlla 2 nga 16 emigrantët do të kthehen në Itali, pasi janë minorenë.

Anija “Libra” ndodhet ne det dhe të miturit janë duke u dërguar me skaf deri në anije.

Procedura e aplikimit për azil pritet të përfundojë brenda 4 javësh. Emigrantët që plotësojnë kriteret do të transferohen në Itali, ndërsa ata që nuk e kanë këtë të drejtë do të riatdhesohen pas qëndrimit në kamp.

Përshpejtimi i procesit për apelimet do të realizohet përmes lidhjeve me video me gjykatën e Romës, ku afati për shqyrtim është përgjysmuar në 7 ditë për shkak të dekretit të miratuar për fluksin e ri të refugjatëve.

16 emigrantët e parë udhëtuan me anijen e patrullimit 80 metra të gjatë, e cila ishte e shoqëruar nga një ekuipazh prej rreth 70 ushtarësh.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion