U kap me armë zjarri, municion luftarak dhe 2 thika, pranga 24-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar Wasim Hajjaz, 24-vjeç, i akuzuar për armë mbajtje paleje. Mësohet se i riu gjatë ndjekjes nga policia, hodhi sendet e paligjshme që kishte me vete, por nuk shpëtoi. Policia ka njoftuar se pas arrestimit, Wasim Hajjaz ju sekuestruan armë zjarri, municion luftarak dhe thika.
"Tiranë/Kontrolle të shtuara në të gjitha qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Goditet brenda javës një tjetër rast i armëmbajtes pa leje nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Vihen në pranga një 24-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal, i cili gjatë ndjekjes nga Policia, hodhi sendet e kundraligjshme që posedonte me vete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 , në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative në rrugën “Fuat Toptani” kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin W. H.
Shtetasi W. H, sapo ka parë sherbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke hedhur sendet e kundraligjshme që posedonte, por është kapur dhe prangosur nga Policia. Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të territorit ku u konstatua ky shtetas, kontrollit fizik dhe të automjetit, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete prerëse (thika), 1 përforcues grushti, një kapele me mbishkrimin Policia.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” i shtetasit W. H., 24 vjeç, i dënuar më parë për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte ky shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.


