Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Në vend janë 20,652 raste aktive me Covid-19

Kosovë&Rajon

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Në vend

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se aktualisht në vend janë të paktën 20,652 raste aktive, me Covid-19. Mediat kosovare shkruajnë se të dhënat janë dhënë nga Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Raporti në fjalë, ka bërë me dije gjithashtu se janë shëruar 131.930 pacientë që nga fillimi i pandemisë, dhe fatkeqësisht kanë humbur betejën me Covid-19, 2,728 persona. Ndërkohë, situata është përkeqësuar për shkak të variantit Delta. Javën që shkoi, në Kosovë u shënuan shumë vdekje dhe ajo që u vu re, ishte mosha e viktimave. Kujtojmë se rreth 5 gra shtatëzanë humbën jetën. Gjithashtu, po kurohen nga Covid-19 foshnje, nëna e të cilëve, mbartin virusin.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Në vend

Në këtë situatë, vaksinimi vijon në Kosovë. Aktualisht, janë dhënë 975.279 doza nga vaksinat për koronavirusin, ku 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion