U kap me armë dhe kokainë në makinë, Gjykata lë në burg Edevaldo Haxhiajn

Aktualitet

U kap me armë dhe kokainë në makinë, Gjykata lë në

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Edevaldo Haxhiun, i cili u arrestua dy ditë më parë nga Forcat Shqiponja. 39-vjeçari u kap në rrugën “Frang Bardhi”’.

Haxhiu u arrestua pasi në makinën e tj, efektivët e policisë gjetën një pistoletë dhe municione luftarake. Në makinën e tij u gjet gjithashtu një sasi kokaine.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot Edevaldo Haxhiu ka thënë se lëndën narkotike të cilën e mbante në makinë e kishte për përdorim vetjak, duke mohuar akuzën për shitje droge.

Për sa i përket pistoletës dhe municioneve luftarake ai ka “kyçur” gojën para togave të zeza.
Edevaldo Haxhiu, rezulton një emër i njohur për policinë, pasi ndihmoi që të fshihej nga policia bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion