U kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, arrestohet 39-vjeçari në Maliq

Aktualitet

U kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, arrestohet

Policia e Maliqit ka bërë të mundur parandalimin e një tragjedie. Një 39-vjeçar u kap në flagrancë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashtëmi, ndërsa 39-vjeçari ka përfunduar në burg.

“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip "Benz", në gjendje të dehur. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion