U gjet i vdekur brenda në makinë, kush është 39-vjeçari nga Kruja

Policia jep detajet e para nga gjetja pa shenja jete e 39-vjeçarit A.R, brenda një mjeti në lagjen nr.3 në Durrës. Sipas bluve bëhet fjalë për 39-vjeçarin A.R, banues në Krujë, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.


