U gjet i pajetë në rrugë, del EMRI! Kush është 65-vjeçari që u qëllua me armë zjarri në Vaun e Dejës

Aktualitet

U gjet i pajetë në rrugë, del EMRI! Kush është

Frrok Lleshi është 65-vjeçari që u gjet i pajetë mbrëmjen e sotme në një rrugë në fshatin Paçram, Vau i Dejës. Uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet se 65-vjeçari është vrarë me armë zjarri. Viktima u gjet i pajetë në rrugë rreth orës 21:00. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Policia njofton se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

"Vau i Dejës / Informacion paraprak. Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", njofton policia.

 

 

 

ME TE LEXUARAT