U gjendet kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shtije, arrestohen burrë e grua me origjinë shqiptare

Aktualitet

U gjendet kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për

Policia italiane ka vënë në pranga burrë e grua me origjinë shqiptare, të cilët u kapën në zonën e Riminit me kokainë.

Gjatë kontrolli, dy personat që ndodheshin në makinë, 25 dhe 30 vjeç, u zbulua një sasi e konsiderueshme kokaine, e paketuar tashmë në mbi 50 doza gati për t’u shpërndarë.

Policia gjithashtu gjeti edhe mjete të përdorura për paketimin e drogës dhe një shumë parash, që besohet se ishin të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Dy të rinjtë u arrestuan menjëherë me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion