Tre tërmete brenda pak orësh në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Aktualitet

Tre tërmete brenda pak orësh në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e sotëm. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro Mesdhetare epiqendra e tërmetit u regjistrua në veri të vendit, në afërsi të malit Athos.

Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 4 kilometra. Mediat në Greqi raportojnë se tërmeti 4.8 Rihter ishte i treti në radhe që u regjistrua në afërsi të malit Athos në pak orë.

Nuk ka ende informacione nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, apo të lënduar.

Tre tërmete brenda pak orësh në Greqi, epiqendra dhe magnituda

ME TE LEXUARAT