U gjend i pajetë në Korçë/ 72-vjeçari ishte larguar prej muajsh nga shtëpia, ja çfarë zbuloi autopsia...

Aktualitet

U gjend i pajetë në Korçë/ 72-vjeçari ishte larguar

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në zonën e Çardhaku, në Korçë.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si Agim Dejo, i cili ishte larguar nga banesa e tij që në muajin shkurt.

Nga rezultatet e autopsisë mësohet se 72-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë: 

Korçë/ Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.02.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. D., 72 vjeç, banues në Korçë, bëjmë me dije se është gjetur trupi i pajetë i tij (i dekompozuar), në vendin e quajtur “Çezma e Manushaqeve”, në malin Moravë, Korçë. Nga tërësia e veprimeve hetimore (këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomës dhe deklarimet e mjekut ligjor pas autopsisë), rezulton se nuk ka patur dëmtime të jashtme dhe se 72-vjeçari dyshohet ta ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion