Pas Metës dhe Veliajt, edhe avokati i Ahmetajt kërkon që seanca të filmohet për publikun

Aktualitet

Pas Metës dhe Veliajt, edhe avokati i Ahmetajt kërkon që seanca

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i pandehur për “shpërdorim detyre” në Gjykatën e Posaçme kërkon që seanca gjyqësore ndaj tij të regjistrohet dhe t’i serviret publikut.

Kërkesa u artikulua në nga avokati i tij në seancën e radhës të dosjes “Buka sh.a”. “Të transmetohet direkt seanca. Publiku ta shohë procesin”, tha avokati Henrik Ligori.

Kjo lëvizja nga ana e mbrojtjes së ish-numrit dy të qeverisë vjen pas kërkesës së bërë fillimisht nga ish-presidenti Meta dhe më pas nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion