U ekzekutua në shtëpinë e kunatit në Krujë, Ramazan Sino ka punuar si shofer në Prokurorinë e Apelit

Aktualitet

U ekzekutua në shtëpinë e kunatit në Krujë, Ramazan

Viktima i atentatit të Krujës, Ramazan Sino mësohet se ka punuar më heret si shofer në Prokurorinë e Apelit në Tiranë.

 29-vjeçari, i cili banonte në kryeqytet, ishte shkpëtur nga puna në institucionin e drejtësisë.

 

I riu u vra në një atentat mafioz në oborrin e vilën së kunatit të tij Gentian Bejtja në fshatin Larushkë të Krujës.

Ai sapo kishte mbërritur në banesë dhe ndodhej në makinë me fëmijët e Gentian Bejtjas.

Autorët që kishin ndjekur lëvizjet e tij kanë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë dalë nga makina.

Ramazan Sino humbi jetën ndërsa dy nipërit e moshës 10 dhe 13-vjeç, të cilët u plagosën, ndodhen tek Trauma në gjendje të rëndë për jetën

 

ME TE LEXUARAT