U dhunua nga 3 infermierë në shtëpinë e të moshuarve dhe pamjet pushtuan rrjetin, vdes e moshuara

Aktualitet

U dhunua nga 3 infermierë në shtëpinë e të moshuarve

Ka ndërruar jetë e moshuara Minire Nura, gruaja e cila ishte rrahur nga infermierët teksa ishte duke qëndruar në shtëpinë për të moshuarit “Orenda”. Lajmin e ka konfirmuar për mediat vendase, Meshari Selimaj, i cili ka qenë avokat i të ndjerës.

“Po mund të konfirmoj se ka ndërruar jetë”, tha ai duke mos dhënë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes.

Rasti i Minire Nura u bë publik pasi në media qarkulluan pamjet ku infermierët e rrihnin. Qendra “Orenda” më pas u mbyll nga organet përgjegjëse, ndërsa ndaj të dyshuarve nuk ka ende ndonjë vendim gjyqësor.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në shtëpinë e të moshuarve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion